Legjenda e Real Madridit, Iker Casillas, ka bërë të ditur se është homoseksual, duke u bërë një nga futbollistët meshkuj më të profilit të lartë në histori që ka konfirmuar homoseksualitetin e tij.
Legjenda e Real Madridit, Iker Casillas, ka bërë të ditur se është homoseksual, duke u bërë një nga futbollistët meshkuj më të profilit të lartë në histori që ka konfirmuar homoseksualitetin e tij.
Në një postim në Twitter të publikuar të dielën pasdite, ish-portieri i Spanjës tha: “Shpresoj që të më respektoni: Unë jam homoseksual”.
Casillas ishte i martuar me gazetaren sportive Sara Carbonero për pesë vjet para ndarjes së tyre në mars të vitit 2021, duke pasur dy fëmijë, të dy djem, përcjellë KosovaPress.
Spanjolli fitoi një Kampionat Botëror, dy Kampionate Evropiane, pesë tituj të La Ligës dhe tre Liga të Kampionëve.
