Të fundit

Eurovision 2023 mbahet në Liverpool

Liverpool është shpallur si qyteti në Mbretërinë e Bashkuar që do të jetë nikoqir i Festivalit të Këngës në Eurovision të vitit të ardhshëm.

Komediani irlandez Graham Norton konfirmoi se kjo ngjarje kulturore do të zhvillohet në Liverpool më 13 maj.

“Shënojeni në kalendarin tuaj”, thotë ai, para se të nderonte këngëtarin britanik, Sam Ryder, i cili zuri vendin e dytë këtë vit.

“Ai me të vërtetë e ka hequr mallkimin e Eurovisionit”.

Ndërkaq, Orkestra Kalush, grupi që e fitoi këtë vit çmimin e parë në Eurovision për Ukrainën, i ka dërguar Liverpoolit një mesazh për t’i uruar.

“Ne jemi shumë të kënaqur që Eurovisioni i vitit të ardhshëm do të zhvillohet në Liverpool. Edhe pse nuk e kemi pasur ende privilegjin ta vizitojmë, trashëgimia muzikore e qytetit është e njohur në mbarë botën. Të performosh në të njëjtin vend ku filluan The Beatles, do të jetë një moment që nuk do ta harrojmë kurrë!”.

“Edhe pse jemi të trishtuar që festivali i vitit të ardhshëm nuk mund të zhvillohet në atdheun tonë, ne e dimë se njerëzit e Liverpoolit do të jenë mikpritës të ngrohtë dhe organizatorët do të jenë në gjendje t’i shtojnë një shije të vërtetë ukrainase Eurovisionit 2023 në këtë qytet”, janë shprehur anëtarët e grupit.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci