Casillas fshin postimin ku tha se është homoseksual, “AS” raporton se e gjitha ishte mashtrim
Iker Casillas ka fshirë postimin e tij në “Twitter”, ku shkroi se është homoseksual.
“Shpresoj që të më respektoni, jam homoseksual”, shkroi ish-portieri spanjoll. Megjithatë, postimi i tij tashmë është fshirë.
Por, shpejt dolën lajmet se postimi i Casillasit mund të ketë qenë një mashtrim pasi ai ndjehet i lidhur nga spekulimet rreth jetës së tij të bëra nga mediat spanjolle.
Sipas “AS”, postimi i 41-vjeçarit në “Twitter” ishte vetëm një kundërpërgjigje ndaj thashethemeve për jetën e tij private.
Casillas thuhet se ironizoi me atë postim me synim që të ndalojë rrjedhjen e informacioneve, që sipas tij, janë të rreme.

