Të fundit

Këngëtarja e njohur heq dorë nga “Dancing with the stars”

Spektakli i vallëzimit “Dancing with the stars” ka nisur sezonin e ri me një kast prej 14 personazhesh publik nga fusha të ndryshme.

“Prive” ka mësuar që nga stafi i spektaklit ka patur tentativa të vazhdueshme që pjesë e kastit të ishte edhe këngëtarja e mirënjohur Mihrije Braha, e cila shquhet për energjinë dhe natyrën pa komplekse.

Megjithatë kur u mendua si punë e kryer, Mihrija ka hequr dorë dhe nuk e ka thënë “Po”-në përfundimtare.

Kjo mësohet se ka ndodhur për shkak të angazhimit shumë të madh që kërkon “Dancing with the stars”, i cili do t’ja komplikonte punët Mihrijes me emisionin e saj dhe këngët.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci