Të fundit

Gjukanoviq: Do të jetë e suksesshme nisma për shkarkimin e qeverisë malazeze

Opozita malazez në ditët në vijim do të dalë me iniciativën për të mbledhur nënshkrimet për të nis një mocion mosbesimi ndaj Qeverisë, e cila do të ishte e suksesshme në momentin e votimit.

Kështu tha presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve në Cetinje.

“Nga vlerësimet që kemi bërë për cilësinë e funksionimit të pushtetit ekzekutiv dhe përgjegjësinë e tyre për realizimin e interesave shtetërore të Malit të Zi, është e qartë se ne kemi një qëndrim shumë negativ për punën e tyre. Ju e keni të qartë se ne do të mbështesim çdo iniciativë për largimin e Qeverisë”, tha Gjukanoviq.

Ai thotë se dje ka dëgjuar njoftimin e një prej subjekteve opozitare se do të niste nisma, raporton rtcg.

“Qëllimi ynë nuk është vetëm të hedhim një nismë, është e logjikshme që opozita ta votojë, synimi ynë është që ajo nismë të ketë sukses. Prandaj në ditët në vijim do të dalim me një iniciativë që po e mendojmë, që në momentin që të deponohet në Kuvend, sigurisht që të ketë sukses”, përfundoi ai.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci