Me urdhër të Prokurorisë së Shtetit, sot ka filluar sekuestrimi i rreth 100 objekteve, në rastin e njohur në publik si ‘Brezovica’.
Lajmin për Paparacin e ka konfirmuar të martën Shukri Jashari, Kryeprokurori i Prokurorisë në Ferizaj.
Jashari tha se dy vilave veçse janë sekuestruar.
Ai bëri të ditur se sekuestrimi i objekteve po bëhet në zonën e dytë të Parkut Kombëtar Sharri.
Dosja Brezovica deri më tani ka dërguar në burg mbi 30 persona përfshirë zyrtarë të lartë shtetërorë përgjegjës për ndërtimin e mbi 500 vilave dhe hoteleve në zonën e mbrojtura të maleve të Sharrit.
