Kanye West, ka ndezur thashethemet për një romancë me modelen braziliane Luliana Nalu.
Reperi u pa me bukuroshen 24 vjeçare në Los Angeles.
Dhe duket se Juliana mund të jetë e dashura e fundit e Kanye-s, pasi ajo mbante një kapelë me mbishkrimin ‘2024’ – vitin që Kanye shpreson të kandidojë për president të SHBA-së.

Çifti i ri i mundshëm u fotografua duke parë një film në Hollywood së bashku të shtunën mbrëma.
Ata janë parë gjithashtu duke ngrënë jashtë në një restorant elegant italian dhe duke hyrë në një hotel së bashku ditët e fundit.
Dhe duket se ajo është një nga modelet e përzgjedhura për fushatën më të fundit të markës së modës të Kanye-s, pasi u panë duke vizituar gjithashtu një depo veshjesh.
