Kreu i Kuvendit, Glauk Konjufca ka deklaruar se fituese të zgjedhjeve lokale të këtij viti janë PDK e LDK.
“Unë mendoj që në këto zgjedhje lokale PDK’ja me LDK’në janë fituese të zgjedhjeve lokale, diqysh sikur barabar kurse AAK’ja me Vetëvendosjen janë në rend të dytë të partive politike”, tha Konjufca.
“Zgjedhjet lokale vërtetë janë të ndryshme. Ajo që është shqetësimi i vërtetë për Lëvizjen Vetëvendosje për të cilin duhet të reflektojmë është fakti që, në shumë pak komuna të Kosovës, vetëm në katër komuna, me rëndësi për elektoratin ishte edhe partia politike, në këtë rast VV’ja. Në të tjerat njerëzve nuk iu ka bo përshtypje aq të fuqishme sa me u pozicionuar masovisht për VV’në vetëm pse është Vetëvendosje. Pra më shumë ka pasur rëndësi emri i përveçëm sesa Lëvizja Vetëvendosje si parti”, u shpreh ai në T7.
