Të fundit

Sherr mes emigrantësh në Itali, vdes 45-vjeçari nga Kosova

Një 45-vjeçar nga Kosova ka humbu jetën në Itali, si pasojë e një sherri me thika.

Sipas medieve italiane dyshohet se personat e përfshirë në sherr kanë qenë shqiptarë, transmeton Paparaci.

Ngjarja tragjike ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, 12 tetor, në qarkun e Fierës në Treviso.

Sipas raportimeve, disa nga personat e përfshirë në përleshje kanë marrë plagë të rënda, ndërsa të tjerët janë larguar nga vendngjarja përgjatë bregut të lumit Sile.

Policia italiane po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Nuk dihen ende shkaqet e sherrit. Sakaq nuk përjashtohet që sulmi të ketë qenë i planifikuar, pasi sipas dëshmitarëve okularë, përpara sherrit në zonë janë parë një grup njerëzish që zbritën nga një furgon.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci