Moderatorja e njohur shqiptare, Armina Mevlani ka hapur zemrën dhe ka folur së fundmi për fëmijërinë e saj.
E ftuar në emisioni “Goca dhe gra”, blogerja u shpreh se si fëmijë i vetëm qe është, prindërit e saj nuk e kanë llastuar kurrë.

Më tej ajo zbuloi se mamaja e saj bënte tre punë në ditë dhe e ka mësuar të punojë që në moshën 14-vjeçare.
“Mami punonte tre punë në ditë. Autoritetin ma ka dhënë në një formë tjetër, më ka mësuar me punën që 14-vjeçe kam filluar të punoj. Kam qenë fëmijë i vetëm por nuk më ka llastuar. Autoritetin ma ka krijuar në një formë tjetër, ishte shoqja ime e ngushtë. Gjithçka që ajo më kërkonte ishte ligj për mua sepse unë e shihja sa shumë punonte e lodhej për mua. Pa krijuar atë autoritet me presion e llogari”,- rrëfeu Armina.
Kujtojmë se një moment i veçantë nga dasma e Armina Mevlanit dhe Shkëlzen Berishës, ishte kur blogerja hoqi fustanin e nusërisë për të veshur veshjen tradicionale të Tropojës.

