Të fundit

Ngrihet padi kundër aktorit Alec Baldwin

Është ngritur padi ndaj aktorit Alec Baldwin, pasi i njëjti rau aksidentalisht kinematografen, Halyna Hutchins, gjatë xhirimeve të filmit Rust.

Në padinë kundër aktorit, Alec Baldwin është thënë se në skriptën e filmit nuk ka pasur kërkesë për të shtëna me armë zjarri.

Autoritetet janë ende duke hetuar incidentin e 21 tetorit, që ka ndodhur teksa është punuar në filmin Rust.

Zyrtarja për skriptë, Mamie Mitchell, e cila e ka telefonuar policinë, pas të shtënave në skenën e filmit në Nju Meksiko – ka dorëzuar padi për këtë rast.

Avokati i saj ka akuzuar aktorin se ka shtënë me armë, pa e kontrolluar paraprakisht atë.

Baldwin dhe producentët e filmit, që janë përmendur po ashtu në padi, nuk kanë komentuar ende këtë gjë.

Aktori hollivudian ka ndarë kohë më parë komentet e koleges së tij, e cila ka hedhur poshtë sugjerimet e pjesës tjetër të ekipit kinse rrethanet e xhirimeve kanë qenë të pasigurta.

Ende nuk ka ndonjë padi penale nga autoritetet kundër pjesëtarëve të ekipit.

Punëtorja që ka qenë përgjegjëse për armët në film, ka thënë se nuk e di si është përfshirë municioni në xhirime të filmit.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci