Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka dënuar me 2 mijë e 100 euro gjobë Lëvizjen Vetëvendosje, sipas një vendimi të nxjerrë të enjten.
PZAP-ja e gjobiti LVV-në për shkak të thyerjes së Kodit të Mirësjelljes në zgjedhje, pas një ankese të Lidhjes Demokratike të Kosovës, raporton Paparaci.
Sipas vendimit, LVV-ja vendosi materiale zgjedhore me emrin e kandidatit për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia, në shtëpi të drurit në rrugë publike për qëllime elektorale.
PZAP-ja i ka dhënë subjektit të kryeministrit Albin Kurti afat prej 15 ditësh për pagesën e gjobës.

