Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka dënuar me 10 mijë euro gjobë Listën Serbe.
Në një vendim të publikuar të enjten, PZAP-ja dënoi Listën Serbe për thyerje të Kodit të Mirësjelljes në raundin e dytë të zgjedhjeve në Komunën e Kllokotit, raporton Paparaci.
Ankesën kundër Listës Serbe e ka dorëzuar Strahinja Spasiq, kundërkandidat i LS-së për kryetar në Komunën e Kllokotit.

