Të fundit

Abazi thotë se procesi i liberalizimit do të përmbyllet në nëntor

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka thënë se në nëntor në takimin e radhës për liberalizimin e vizave për Kosovën do të përmbyllet ky proces.

Kjo sipas Abazit, nuk ka kuptim më që të mbahet kështu.

Në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, Abazi tha se nuk guxon që çështja e vizave të jetë pjesë e dialogut.

“Mendojë që në nëntor do të tejkalohet për shkak se nuk ka kuptim më të mbahet kështu. Por po them se theksin ku e vendos unë është që nuk guxon vizat me qenë pjesë e dialogut dhe nuk duhet të pranojmë në asnjë mënyrë”, ka deklaruar ai.

Sot presidenca çeke e Këshillit të Bashkimit Evropian pas takimit të mbyllur të grupit punues ka njoftuar se Kosova i përmbush të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave, mirëpo sipas tyre ka një sërë temash për diskutim.

​Sistemi ETIAS nuk ishte e vetmja, Bislimi zbulon një tjetër kërkesë të Francës

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci