Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka thënë se nuk u është shprehur ndonjë brengë në takime që ndërlidh liberalizimin e vizave me emigrimin.
Bislimi në një intervistë për ATV, është pyetur për mundësinë që fuqia punëtore të largohet nga vendi, në rast të liberalizimit të vizave.
“Neve nuk na është shpreh brenga e liberalizimit të vizave dhe lidhja e saj me emigrimin. Të gjitha vendet e Evropës Lindore e kanë kaluar këtë fazë. Në vazhdimësi ka pasë mobilitet të fuqisë puntore, nuk ka tekst të ekonomisë kjo që e nxjerr si diçka negative”, tha ai.
Bislimi tutje ka thënë se diskutimet në publik rreth kësaj çështje, nuk kanë pasur qëllime të mira dhe se po krijohen panik te qytetarët.
“Diskutimi që është bërë në publik më shumë ka pas qëllime jo fort të mira, me kriju panikë te qytetarët dhe me kriju një ambient jo fort miqësor në marrjen e vendimeve jashtë”, tha ai.
