Të fundit

Genc Prelvukaj bëhet baba, bën dedikimin e ëmbël për vajzën e porsalindur

Këngëtarja Eni Koçi është bërë nënë për herë të parë. Këngëtarja ka sjellë në jetë vajzën e saj, të cilën e ka quajtur Adea.

Lajmin e ëmbël e ka bërë të ditur vetë Eni në Instagramin e saj ku ka ndarë foton me doçkën e të sapolindurës. Nuk ka munguar edhe dedikimi i ndjerë i këngëtares për të voglën e saj.

“Mirë se erdhe Adea Prelvukaj❤️. Jam e bekuar që sot mora emrin më të shenjtë, emrin Nënë. Adea ime, të dua më shumë se çdo gjë në botë. Faleminderit që ma zbukurove jeten🙏,”-shkroi Eni.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Eni Koci (@enikociiii)

Pas Enit, edhe Genci bëri një postim mjaft të ëmbël dhe emocionues për beben e tyre. Ai shkroi se në shtëpinë e tyre ka festë dhe gëzim të madh. Më tej, ai theksoi se ndihet i lumtur dhe plot jetë.

“Sot në mëngjes, në orën 09:09 Eni solli në jetë vajzën tonë të bukur, një hënë plot dritë, që do ta duam për aq sa marrim frymë. Festë e madhe dhe gëzim në shtëpinë tonë. I dhamë një emër në shqip, Adea, që për ne janë katër shkronja floriri. Ndjehem i lumtur dhe plot jetë. Faleminderit Spitali Lindja dhe doktor Dergut Aliu për kujdesin, mirësinë dhe respektin e treguar”, shkroi Genci.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Genc Prelvukaj (@gencprelvukaj)

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci