Një foto e mbrojtësit anglez të skuadrës së Chelseat, Reece James, në një avion të klasit të lirë është duke u diskutuar kohëve të fundit për thjeshtësinë që ka treguar futbollisti.
Klubet e futbollistët zakonisht fluturojnë me avionë me qira, me disa prej tyre që përdorin edhe avionët privatë.
Pas fitores 2-0 ndaj Milanit, James mori një fluturim 35 euro për në shtëpi me linjën ajrore me kosto të ulët “EasyJet” të mërkurën. Dhe kjo pavarësisht se mbrojtësi i kombëtares angleze fiton gati 12 milionë euro në vit!
Në rrjetet sociale po qarkullojnë disa foto ku shfaqet James jashtë në Milano për një ditë pushimi. Ishin edhe disa tifozë të Chelseat që vendosën të vizitojnë metropolin e modës italiane pas fitores si mysafir.
Një tifoz i Chelseat e takoi atë përpara një dyqani Moncler në galerinë tregtare të famshme botërore “Galleria Vittorio Emanuele II”.
Nice to wrap up a good two days in Milan, Bumping into the best Right back in the world 🔵 pic.twitter.com/UogYU9MOnD
— CraigCullen (@CraigCullen2) October 12, 2022
James i lejoi vetës pak pushim për shkak të një dëmtimi që pësoi në gju dhe ai rezervoi pastaj një vend me hapësirë shtesë në aeroplanin e “EasyJet”, në mënyrë që të mund të zgjaste pak më shumë këmbën.
Disa fansa në aeroplanin me kosto të ulët kërkuan autografe dhe selfie – dhe kur mbërritën në aeroportin Gatwick të Londrës, pasagjerët u mahnitën kur mbërriti ylli i “Tre Luanëve”.
Love the fact Reece James came back on an Easy Jet flight yesterday and not some private flight. pic.twitter.com/iHCcteLuTS
— Frank Khalid (@FrankKhalidUK) October 13, 2022
