Të fundit

PSG nuk e lejon të largohet, Mbappe ka një plan

Tanimë si duket nuk është sekret që ylli francez, Kylian Mbappe dëshiron të largohet nga Paris Saint-Germain.

Media të shumta nga mbarë bota po raportojnë që Mbappe nuk është i kënaqur te PSG, dhe ka kërkuar largimin qysh në muajin janar.

Mbappe e rinovoi kontratën e tij me kampionin francez këtë verë, kështu duke e refuzuar interesimin konkret nga Real Madridi, raporton KosovaPress.

Pavarësisht spekulimeve të fundit, PSG thuhet se nuk do ta lejojë Mbappen të largohet në këtë janar, dhe se skuadrat që interesohen në të do të duhet të paguajnë një shifër stratosferike për ta transferuar yllin francez.

Por, siç bëhet e ditur nga “L’Equipe”, Mbappe tani ka një plan nëse PSG nuk e lejon të largohet në paqe, ku synon që ta paguajë klauzolën në kontratën e tij vetëm për tu larguar nga “Parc des Princes” në muajin janar.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci