Të fundit

Aksident mes trenit dhe veturës në Drenas, lëndohet një person

Sot reth orës 07:00 ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Baicë të Drenasit.

Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një tren dhe një veturë.

Zëdhënësja e Policisë në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha se si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar një person.

“Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rrugor”, njoftoi ajo për Paparacin.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci