Të fundit

Moti i ngrohtë gjatë javës së ardhshme në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka publikuar të dielën parashikimin e motit për pesë ditët e ardhshme.

Të hënën, sipas IHMK-së, parashihet mot me diell dhe relativisht i ngrohtë, ku temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë celsius, e ato maksimalet ndërmjet 19-21 gradë.

Të martën pritet që temperaturat minimale të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë, e maksimalet do t’i arrijnë vlerat e ditës së hënën.

“Të mërkurën ,mot kryesisht i vranët dhe me intervale të shkurta me diell. Vranësirat vende-vende kanë mundësi që të sjellin riga të dobëta shiu. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-19 gradë celsius”, thuhet në njoftim.

Të enjten, parashihet të mbajë mot i vranët dhe me pak rreze dielli, ku temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë celsius, e maksimalet 14-16.

“Të premten, mot kryesisht me diell dhe temperatura kryesisht të ngjashme, minimalet 0-2 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë celsius. Gjatë gjithë këtyre ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit, e lehtë deri mesatare”, thuhet tutje nga Instituti.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci