Të fundit

Kurti i fton në takim krerët e opozitës, Haradinaj e konfirmon pjesëmarrjen

Kryeministri Albin Kurti, i ka ftuar në takim liderët opozitarë.

Takimi do të mbahet të premten në orën 12:00.

Pjesëmarrjen tashmë e ka konfirmuar kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Këtë e ka bërë të ditur për Paparacin, zëdhënësi i kësaj partie, Lulzim Blakaj.

“Po zotëri Haradinaj ka marrë ftesë, ai do të shkojë në takim”, ka thënë shkurt Blakaj.

Nuk dihen detajet se përse Kurti e ka thirrur një takim të tillë me opozitën.

Por që ky zhvillim pason nga vizita në Kosovë, e emisarit special amerikan për Ballkanin Perëndimor dhe çështje të tjera, Gabriel Escobar. /Paparaci/

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci