WhatsApp po prezanton një veçori të re në lidhje me mesazhet që u përgjigjen statuseve të përdoruesve.
Gjegjësisht, një shtesë e re tashmë është në dispozicion për përdoruesit e WhatsApp.
Deri më tani, secili përdorues mund të reagonte me mesazh në statuset e vendosura nga miqtë e tyre në këtë platformë.
Tani është shtuar një veçori e re për reagimet e shpejta ndaj statuseve të përdoruesve, duke përdorur emoji.
Pritet që ky funksion i ri të kënaqë dashamirët e emojive në WhatsApp.
