Irina Shayk dhe Bradley Cooper, u panë duke ecur së bashku në lagjen West Village, të Nju Jorkut, fundjavën e kaluar.
Ndonëse nuk është e çuditshme të shohësh ish-çiftin bashkë, ecja e tyre dorë për dore ndezi zërat për një pajtim të mundshëm.
Shayk dhe Cooper, u divorcuan dy vjet më parë dhe së bashku kanë një vajzë katërvjeçare, Lea. Megjithatë, ajo që nxiti spekulimet për pajtimin e tyre, ishte fakti që Lea nuk ishte e pranishme gjatë shëtitjes.
Fituesi i Oskarit u fotografua duke buzëqeshur teksa ecte pranë ish-të dashurës së tij, fytyra e së cilës ishte më pak e dukshme pasi kishte maskë në fytyrë dhe syze dielli.
Së fundmi, fansat dyshuan ata kanë kaluar festën e Halloween-it së bashku me vajzën e tyre, pasi Irina ka postuar një foto në Instagram, ku shihet duke pozuar me një mashkull të maskuar e me sy të kaltër.
Pavarësisht marrëdhënies së tyre, ata vazhdimisht kanë theksuar se e vlerësojnë njëri-tjetrin si partnerë dhe prindër.
Modelja Shayk, kishte lidhje edhe me reperin, Kanye West, në fillim të këtij viti, me të cilin thuhet se u bënë bashkë menjëherë pas divorcit të tij nga Kim Kardashian, por modelja nuk e konfirmoi këtë.
“Marrëdhënia ime e kaluar, është diçka që më përket vetëm mua dhe është private. Është një pjesë e brendësisë sime që nuk dua ta zbuloj”, tha Shayk.
Marrëdhënia e Irina Shayk dhe Bradley Cooper, zgjati për më shumë se katër vite.


