Katër raste të dyshuara për falsifikim parash janë raportuar dje në Policinë e Kosovës, shkruan Paparaci.
Siç bëhet e ditur rastet kanën ndodhur në Fushë Kosovë, Gjilan, Gjakovë dhe Mitrovicë. Kurse, paratë e raportuara si të falsifikuara kapin shifrën rreth 275 euro.
Rasti i parë siç ka njoftuar Policia ka ndodhur në Fushë Kosovë, ku një zyrtar i bankës ka raportuar se kanë pranuar një kartëmonedhë prej 100 € e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.
“Kartëmonedha është sekuestruar për ekzaminim dhe procedura të mëtutjeshme hetimore. Rasti është duke u hetuar”, njofton Policia.
Rasti i dytë ka ndodhur në Gjilan ku një zyrtar i bankës ka raportuar se kanë pranuar dy kartëmonedha (20 € dhe 5 €) të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara.
“Kartëmonedhat janë sekuestruar për ekzaminim dhe procedura të mëtutjeshme hetimore. Rasti është duke u hetuar”, njofton policia.
Edhe në Gjakovë një zyrtar u bankës ka raportuar se kanë pranuar një kartëmonedhë prej 100 € e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.
“Kartëmonedha është sekuestruar për ekzaminim dhe procedura të mëtutjeshme hetimore. Rasti është duke u hetuar”, njofton Policia.
Rasti i fundit për të cilin ka njoftuar policia përmes raportit 24 orësh ka ndodhur në Mitrovicë.
Atje një zyrtar i bankës ka raportuar se kanë pranuar një kartëmonedhë prej 50 € e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.
“Kartëmonedha është sekuestruar për ekzaminim dhe procedura të mëtutjeshme hetimore. Rasti është duke u hetuar”, njofton Policia./Papraci.com
