Edhe Kurti e pret në takim sot presidentin e Maltës.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot do ta presë në takim presidentin e Maltës, George Vella.
Kështu ka bërë të ditur ZKM përmes një njoftimi.
Takimi do të mbahet në ndërtesën e qeverisë nga ora 17:45.
Vella sot është takuar me presidenten Osmani, ndërsa pritet të takohet edhe me kryekuvendarin Konjufca.
