Të fundit

Kurti kërkon nga Malta bashkëpunim në ekonomi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar të dielën me presidentin e Maltës, George Vella, i cili po qëndron një vizitë zyrtare në Kosovë.

Siç bëhet e ditur në një komunikatë për media, Kurti i ka kërkuar Vellas që marrëdhënies e mira mes dy vendeve duhet të shoqërohet me bashkëpunim edhe më të shtuar në fushën e ekonomisë dhe shkëmbimeve tregtare, teksa ka theksuar edhe rolin e rëndësishëm që Malta mund ta luajë në raport me disa shtete mosnjohëse dhe integrimin e mëtejmë të Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Teksa i uroi mirëseardhje në Kosovë, Kurti u shpreh falënderues për mbështetjen në kohë të vështira për vendin dhe mirënjohës për njohjen, përkrahjen në organizata ndërkombëtare, në veçantë gjatë procesit të anëtarësimit në Bankën Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm të Maltës me Republikën e Kosovës.

Ai e njoftoi Vellam për qeverisjen dhe progresin në vend, indikatorët ekonomikë dhe arsyet se pse Kosova paraqet mundësi të mirë për investitorë të huaj. Duke iu referuar të dhënave mbi trendin pozitiv të eksporteve, kryeministri Kurti tha se Kosova synon të bëhet ekonomi dhe vend i orientuar drejt eksportit, ndërkaq duke iu referuar raporteve ndërkombëtare si ai i Transparency International, Reporterëve pa Kufi dhe Projektit të Drejtësisë Botërore (WJP) tha se imazhi i vendit është përmirësuar shumë.

Ndërkohë bëhet e ditur se Vella tha se mbështetja e Maltës për Kosovën ka qenë përherë e sinqertë dhe se do të vazhdojë të jetë e tillë edhe më tej.

“Ajo mbështetë plotësisht perspektivën evropiane të Kosovës, konsideron se Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizim të vizave dhe është e gatshme që të ndihmojë Kosovën në anëtarësimin e mëtutjeshëm në organizata ndërkombëtare dhe me vendet mos-njohëse. Marrëdhëniet tona dypalëshe nuk kanë kufij”, u shpreh Vella.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci