Të fundit

Ministri i Mbrojtjes udhëton për në ShBA

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i shoqëruar nga Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant, Rrahman Rama, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të takohet me autoritetet më të larta të Departamentin të Mbrojtjes në Pentagon dhe në Departamentin e Shtetit.

“Gjithashtu, gjatë kësaj vizite njëjavore, ministri Mehaj do të takohet edhe me zyrtarë të lartë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Byrosë së Gardës Kombëtare Amerikane, Këshillit Atlantik, Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare, Agjencisë për Bashkëpunim të Sigurisë së Mbrojtjes. Më pas, ministri Mehaj do të marrë pjesë në Panairin e Shoqatës së Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara”, thuhet në njoftim.

Në përfundim të vizitës, ministri Mehaj do të takohet edhe me përfaqësuesit e shërbimit diplomatik të Republikës së Kosovës si dhe përfaqësuesit e komunitetit shqiptaro-amerikan.

Video nga Paradoks

Çka ka Mërgimi kundër LGBT? Sami Lushtaku tregon rastin, befason me qëndrimin e tij për martesat mes sek*sit të njejtë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci