Të fundit

Lufta në Ukrainë, NATO paralajmëron Rusinë

NATO-ja ka deklaruar se Rusia nuk duhet të përshkallëzojë konfliktin në Ukrainë me pretendime të rreme se Kievi po planifikon të lëshojë një të ashtuquajtur “bombë të pistë”.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg theksoi se pas akuzave të përsëritura të Moskës se Ukraina mund të vendoste një armë të tillë, duke shkaktuar frikë se Rusia mund ta përdorte një dhe të fajësonte Kievin.

“Aleatët e NATO-s e kundërshtojnë këtë pretendim. Rusia nuk duhet ta përdorë atë si pretekst për përshkallëzim. Ne mbetemi të palëkundur në mbështetjen tonë për Ukrainën”, shkroi ai në Twitter.

Ndërkohë, Kremlini ka pretenduar se Ukraina është në “fazat përfundimtare” të zhvillimit të një bombe të pistë, një pretendim i hedhur poshtë fuqishëm nga Kievi.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci