Të fundit

MPB po dërgon serbëve SMS mesazhe për riregjistrim

Qytetarët e pakicës serbe në Kosovë që nga mëngjesi i sotëm kanë marrë mesazhe nga Policia e Kosovës me thirrje që të riregjistrojnë veturat e tyre nga targat serbe në RKS.

Ka mbetur edhe më pak se një javë deri në përfundimin e afatit për riregjistrimin e automjeteve për serbët e Kosovës dhe që nga mëngjesi i sotëm MPB-ja e Kosovës ka nisur aksionin ku u bën thirrje serbëve që të riregjistrojnë veturat e tyre me targa të Kosovës.

Ajo që disa qytetarë kanë dërguar në portalin serb “Kosovoonline” janë regjistrime identike të mesazheve ku ftohen të riregjistrojnë automjetet e tyre deri më 31 tetor 2022.

“Regjistroni automjetet tuaja në RKS, me përfitime financiare dhe procedurale deri më 31 tetor 2022. Kudo pa marrë parasysh vendbanimin tuaj”, thuhet në mesazhin e nënshkruar nga Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës./Paparaci

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci