Të fundit

Misteri i zhdukjes së Ervis Martinaj, merren në pyetje dy persona

Kur kanë kaluar tre muaj nga zhdukja e mistershme e Ervis Martinajt, Prokuroria e Kurbinit ka urdhëruar policinë të marrë në pyetje Jasim Avdylaj dhe Astrit Avylaj.

Sipas gazetares së News24, Klodiana Lala dy kushërinjtë Avdylaj janë marrë në pyetje në Durrës nga oficerët e policisë së Lezhës për llogari të Kurbinit.

Alibia e tyre dhënë për oficerët e policisë ka qenë se jane nën monitorimin e vazhdueshëm nga policia.

“Ne jemi në arrest shtëpie jemi të monitoruar nga policia”, mësohet se kanë thënë ata. Më herët është kontrolluar edhe banesa e tyre me vendim gjykate.

Martinaj është shfaqur për herë të fundit në kamerat e sigurisë së një hoteli në qytetin bregdetar të Durrësit pak ditë para zhdukjes. Në kamerat e sigurisë, Martinaj duket në shoqërinë e një vajze të njohur të showbizz-it dhe shoferit të tij, agjentit të Operacionales Jeton Lami që sot qëndron pas hekurave.

Emri i Martinajt është bërë shpesh temë diskutimi dhe akuzash apo kundërakuzash mes opozitës dhe maxhorancës.

Për fatin e tij ka folur edhe kryeministri Edi Rama i cili i ka vënë ultimatum policisë për zbardhjen e fatit të tij. Nga ana tjetër ish-kryeministri Berisha ka drejtuar gishtin nga vetë Rama duke qenë se pas zhdukjes së tij qeveria ka në tryezë opsionin e hapjes së basteve.

Sipas Berishës kjo lëvizje vjen në një kohë kur Martinaj i cili cilësohej si mbret i lojërave të fatit është zhdukur, ndërsa ka deklaruar se si person i përfolur për marrë drejtimin e këtij aktiviteti sot është pikërisht vëllai i kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama./panoramaal

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci