Të fundit

Gashi tregon pse LDK-ja nuk e pranoi ftesën e Kurtit për takim

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Arben Gashi, thotë se nëse kryeministri Albin Kurti do t’i kishte ftuar kryetarët e partive opozitare duke u treguar se për çka do të bisedohet dhe se nëse çështje nuk do të duhej të diskutohej në Kuvend e të bëhej publike tani, atëherë Gashi thotë se LDK’ja do të pranonte të merrte pjesë në atë takim.

Në emisionin ‘dPt te Fidani’ në T7, Gashi tha se mënyra se si Kurti e ka bërë ftesën, nuk tregon për një diskutim të tillë.

“Në çdo kohë, në çdo rrethanë dhe kudo (nëse do t’i kishte ftuar për të biseduar për diçka që është e rëndësishme dhe nuk do të duhej të bëhej publike njëherë). Mënyra se si është bërë ftesa thotë që jo, dhe mënyra qysh komunikon publikisht me ato video thotë që jo”, tha ai.

Tutje ai tha se nuk vërejnë që Kurti ka një qëllim të qartë lidhur me partitë opozitare.

“Nuk vërejmë që Kurti ka një qëllim të qartë me partitë opozitare, nuk dinë si të veprojë me partitë opozitare…Nuk duhet të bëjmë betejën tonë politike me këto çështje, të ftova, më ftove nuk erdha.

Cka munum me thanë ne është se mënyra se si vepron Kurti duhet të jetë institucionale”, tha Gashi.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci