Të fundit

Rrahman Jasharaj “godet” rëndë Elvis Hoxhën

Rrahman Jasharaj, kryetar i SBASHK-ut, ka reaguar për emërimin e Elvis Hoxhës si anëtar i kryesisë në VV. Ai tha se “më i poshtri u shpërblye të jetë anëtar kryesie i partisë në pushtet”.

Jasharaj tha se nga Hoxha kishte marrë sulmin më të rëndë, i cili i kushtoi me pasoja në shëndet.

“Gjatë gjithë kohës së Qeverisë Kurti më kanë fyer e me kanë linçuar përkrahës të tij për të vetmen arsye se u mundova ta prezantoj në mënyrë të denjë zërin e anëtarësi së dhe kërkesat e tyre legjitime. Të pafytyrët nuk pushuan duke me sharë e fyer edhe për pamjen sepse kishin hulumtuar me UDB-në e tyre dhe nuk kishin gjetur as edhe një minus te unë. Më i poshtëri nga ta, që tani u shpërblye të jetë anëtarë kryesie i partisë në pushtet me kishte bërë sulmin më të rëndë e që më ushtoj me pasoja në shëndet dhe si i tillë e i poshtër që është e mbetet doli e kërkoi falje”, thuhet në reagimin e Jasharajt.

Më pas, Jasharaj tregoi një rast që i ka ndodhur.

“Mendova se greva u pezullua dhe se “luftën “ me mua e përfunduan langoit e sahanlëpirësit e pushtetit, por doli se kjo nuk është ashtu. Vërejta se nuk paska fund poshtërsia të ca krijesa , që ngjasojnë , por nuk janë njerëz. Unë kisha mbyllur rrjetin social sepse më fyenin e më shanin pa as edhe një arsye, por vetëm sa për t’i hyrë në qejf të madhit”.

Ai tha se i është hapur një profil i Facebookut në emër të tij, për çka, Jasharaj iu drejtua organeve të sigurisë.

“Nuk paska fund poshtërsia e të pafytyrëve sepse një individ , që fatkeqësisht ka humbur gjithë njerëzoren , paska hapur një profil në face book me foton time nga një emision shumë i shikuar televiziv dhe çdo gjë dukej sikur ai është face book-u im. Kishte bërë edhe shkarravina ky farë i pafytyri dhe të gjitha sikur unë i kam postuar. I tmerruar nga ky realitet u ndala në Pejë sot dhe shkova në polici për ta lajmëruar këtë akt penal e të dënueshëm. Policia bëri gjithë të duhurat dhe u ndjeva edhe një herë krenar që Kosova ka djelmosha e vajza të tilla që kryejnë me përkushtim detyrën e tyre”, thuhet në reagim.

Jasharajt i hapet një Facebook ‘fake’, e lajmëron rastin në Polici

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci