Të fundit

ShBA-ja iu vendos sanksione zyrtarëve rusë e moldavianë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës iu vendosën sanksione disa zyrtarëve rusë dhe moldavianë lidhur me “kapjen dhe korruptimin e institucioneve politike e ekonomike”.

Siç raportoi “TheGuardian”, ky vendim u mor të mërkurën, ku sipas Departamentit të Thesarit, zyrtarët e dy shteteve bënë që të korruptohen institucionet e Moldavisë dhe që ndihmuan shtrirjen e ndikimit global rus.

Në mesin e zyrtarëve është edhe ish-deputeti i Moldavisë, Vladimir Plahotniuq, që sipas SHBA-së, manipuloi sektorët kryesorë të qeverisë moldave, përfshirë atë të zgjedhjeve dhe gjyqësorin.

As Rusia e as Moldavia nuk kanë reaguar pas sanksioneve amerikane.

Nisja e agresionit rus mbi Ukrainë (24 shkurt), nxiti frikën e Moldavisë se agresioni mund të “shpërndahet” edhe në territorin e saj.

Dy vendet nuk njihen për raporte të mira politike. Problemet lindën me shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik (1991), ku Moldavia shpalli pavarësinë, njëanshëm sipas Rusisë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci