Të fundit

“Boll bre ndalu”, “Ndalja mikrofonin”, debat i ashpër mes ish-deputetes dhe zyrtarit të LVV-së

Korniza e një marrëveshjeje të mundshme mes Kosovës dhe Serbisë ka bërë që ish-deputetja Shqipe Pantina dhe zyrtari i LVV-së, Avni Zogiani, të përplasen mes vete.

Së pari, ishte Zogiani i cili ndërhynte vazhdimisht te panelistët e studios, teksa po bisedohej ajo temë, raporton Paparaci.

Madje, edhe autori i emisionit, Leart Hoxha ia tërhoqi vërejtjen Zogianit. Bile, e paralajmëroi atë se e kreu fjalën e tij dhe se tash është radha e të tjerëve.

“O Avni mirë është bre. E kryve, të dëgjuam”, i tha Hoxha Zogianit. Por, ky i fundit nuk mori vesh dhe e vazhdoi avazin e tij.

“Është fluide, nuk kemi çka me i thonë opinionit më shumë. Kjo është”, tha Zogiano, i ftuar në ATV.

Më pas, fjalën e mori ish-deputetja dhe analistja, Shqipe Pantina. Ajo tha se një kornizë e tillë që është publikuar në media është si testim për publikun.

Ndërkohë, i ndërhyri sërish Zogiani dhe këtu u nxeh situata. Pantina iu drejtua ai që të ndalet sepse sipas saj, ai e teproi.

“Fillimisht testohet opinioni. Por, besoj që ka një brum, mund të jenë elemente të një marrëveshje. Çështja për diskutim është tani është kjo e pranueshme për Kosovën apo duhet Kosova të këmbëngul. Avni boll bre mo. Boll. Falu. Seriozisht. Po ndalu një minutë dreqi e marrtë, ngo se seriozisht e teprove. Deri tash të dëgjuam duke bërtitur. A po don me bo bërtima? A po don, Hajde. E di taktikën e të bërtiturave”, i tha Pantina ish-këshilltarit të Agim Bahtirit.

Gjithashtu, edhe moderatori Hoxha ia ndali mikrofonin për shkak që Zogiani nuk e lejonte të fliste Pantina.

“Ndalja mikrofonin. O Avni. Mos më detyro më mësu. Mikrofilmonin e ki të ndalur”, tha Hoxha, teksa debati vazhdoi.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci