Të fundit

Megi Pojani thyen heshtjen për jetën e saj private

Konkurrentja e “Dancing With the Stars”, Megi Pojani ishte e ftuar së fundmi në një intervistë së bashku me balerinin e saj shoqërues në program, Jurgen Balën.

Dyshja zbuluan më shumë rreth raportit që kanë ndërtuar dhe eksperiencës së tyre në spektaklin e kërcimit. Duke folur për eksperiencën e saj në “DWST”, Megi u shpreh se është një “lodhje e bukur.”

“Është lodhje shumë e bukur sepse unë e shijoj, më pëlqen. Është e bukur si eksperiencë, në aspektin personal më ndihmon të jem më e shëndetshme, jo vetëm fizikisht por edhe mendërisht. Shumë sfiduese”- u shpreh Megi.

Gjatë intervistës u përmend gjithashtu perfromanca e dytë e Megit dhe Jurgenit që u përfol shumë dhe u kritikua nga juria.

“La Fama, trajton famën por si në një marrëdhënie njerëzore, dhe ne u përpoqëm që ta inskenonim si gjë. Është një performancat që jam shumë krenare, tangon e kisha me shumë qejf”- tha Megi në lidhje me performancën.

A ka pasur Megi një zënkë me Borën siç u përfol?

“Jo, jam zgjuar dhe kur e kam parë më është dukur çmenduria më e madhe sepse kushdo që e kupton… Ishte një zënkë? Ishte me shaka totalisht replika që i bëra Borës. Ndërhyrja e saj ishte shumë me vend”-tha Megi.

Megi nuk i shpëtoi as pyetjeve në lidhje me jetën e saj private, por nuk preferoi të zbulojë shumë.

Ajo u shpreh: “Nuk ka asgjë për të thënë, asgjë për të ndarë, nuk e di se çfarë thashethemesh qarkullojnë vërdallë kështu që nuk mund të flas”.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci