Të fundit

Haziri: 61% e gjilanasve janë vaksinuar kundër COVID-19

Komiteti i Gjilanit për parandalimin e përhapjes së COVID-19, nën udhëheqjen e kryetarit në detyrë, Lutfi Haziri, ka mbajtur takimin e rregullt për vlerësimin e situatës së përballjes me këtë virus në dy ditët e fundit.

Haziri tha se numri i të infektuarve me COVID-19 është ulur në tetë persona, ndërkohë që ka njoftuar se 61 për qind e qytetarëve janë vaksinuar me dozën e parë dhe 53% me dozën e dytë.

“Të gjitha vlerësimet dhe raportet ditore tregojnë qartë që gjendja pandemike në Gjilan është në nivelin më të ulët të numrit të të infektuarve, ku vetën tetë porsona janë në vet-izolim asnjë rast nuk e kemi në hospitalizim, sikurse që në dy javët e fundit asnjë kërkesë nuk e kemi pasur nga qytetarët për trajtim në shtëpi”, ka thënë Haziri, teksa ka apeluar që qytetarët të vazhdojnë të vaksinohen, si mënyra më e mirë e imunizimit kolektiv të popullatës.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci