Të fundit

Dhunohet e mitura në Viti, ishte raportuar e zhdukur

Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi i njëjti dyshohet se ka dhunuar një të mitur.

Rasti siç njoftohet fillimisht ishte raportuar si person i zhdukur, raporton Paparaci.

“DHUNIM /Viti 26-28.10.2022 – NN. Në lidhje me rastin, me 28.10.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka shfrytëzuar seksualisht viktimën femër kosovare e mitur. Rasti fillimisht ishte raportuar si person i zhdukur”, njofton Policia.

I arrestuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima është dërguar në IML për ekzaminim mjekësor. Rasti vazhdon të hetohet”, shkruhet tutje në raport./Paparaci.com

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci