Edhe të dielën në Prishtinë ka vazhduar testimi i unazës qarkore dhe ndalimin e qarkullimit të veturave në rrugën “Xhorxh Bush”.
Derisa në rrugët njëkahore nuk kishte kolona të gjata siç ishin të premten. Shesheve iu shtua edhe rruga deri te Fakulteti Filologjik.
Qytetarët e mbështesin këtë ide. Kurse, nga Komuna e Prishtinës, thonë se po presin propozimin e Task-Forcës për rrugën njëkahore dhe bllokimi e kësaj pjese.
Kjo rrugë është shndërruar në një kënd lojërash e mbushur me fëmijë. Aty këmbësorët të cilët lëviznin lirshëm, thanë se vendimi për ta mbyllë këtë rrugë është i nevojshëm për fëmijët por edhe për vet shëndetin e cdo qytetari, pasi bashkohet me sheshe tjera dhe bëhen me gjatësi diku një kilometër e gjysmë në një drejtim.
Zait Xhemajli tha se mbyllja e kësaj pjese për automjetet është e hap i qëlluar nëse ka mundësi që ato të qarkullojnë në rrugët tjera të qytetit. Megjithatë, shton se është problematikë për shkak se në rrugët tjera po krijohen tollovi.
“Mirë është sikur të kishte mundësi të qarkullimit të trafikut në anën tjetër por është problem se janë nxënë rrugët, kjo do të ishte super nëse do të ishte e mundur, siç po shihet në trafik vetëm po krijohet tollovi…Unë jam pensioner nuk kam vonesa, kam kohë por tjerët kanë vonesa ashtu siç kanë deklaruar në mjetet e informimit…Nëse mundemi me siguruar që qarkullimi të lëviz pa pengesa nëpër tjera kahje dhe rrugë, atëherë është mirë po nëse nuk mundin duhet me kthy..Është e qëlluar sepse është e nevojshme fëmijët dhe njerëzit me ecë lirshëm e jo në trotuare që nuk mund t’i nxënë as dy persona” , tha ai.
Sipas qytetarit Haviz Gërbeshi iniciativa e komunës është shumë i mirë.
“Shumë mirë është bërë, këtu është shkolla nxënësit dalin, do të ketë trafik po ku nuk e di. Është përmendur kjo rrugë që sa vjet, ndoshta ky kryetar bënë diçka. Sa njeri është mbytur më mirë është të bëhet urë nënkalim, veturat lartë njerëzit poshtë”, tha ai.
Drejtori i Shërbimeve Publike në komunën e Prishtinës, Ilirik Musliu tha se ky ka qenë testimi i fundit i qarkores njëkahore të kryeqytetit. Sipas tij, ky testim ka qenë mjaft i suksesshëm në mënyrë që të merren informatat e nevojshme para se të bëhet një vendim final.
Kolona për çdo ditë jemi ballafaquar por në përgjithësi shëtitorja, ecja në këmbë, relaksi në qetësi sepse ky shesh, sheshi Nëna Tereza, pastaj fiton vlerën më të madhe dhe nuk besoj që asnjë kryeqytet ka shesh të tillë i gjerë, i gjatë, bukur anash me kafe, perfekt…Plotësisht vendim i drejtë dhe bashkohor, modern”, përfundoi ai.
Me testimin e qarkores njëkahëshe, si fazë testuese ka filluar ditën e premte dhe përfundoi sot, raporton kp.