Të fundit

Kurti i dëshiron shërim të shpejtë bashkëshortit të Pelosit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka dëshiruar shërim të shpejtë bashkëshortit të kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA-së, Nancy Pelosi, pas atentatit të djeshëm ndaj tij.

Kurti ka thënë se në një kohë kur qeveria popullore është nën sulm në të gjithë botën, asnjë kërcënim apo akt dhune nuk mund të lejohet t’i frikësojë liderët e një populli demokratik.

“I dërgoj Nancy Pelosit urime të ngrohta për një shërim të shpejtë për bashkëshortin e saj pas atentatit të tmerrshëm ndaj tij. Në një kohë kur qeveria popullore është nën sulm në të gjithë botën, asnjë kërcënim apo akt dhune nuk mund të lejohet t’i frikësojë liderët e një populli demokratik”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Kujtojmë se Pelosi ka njoftuar të shtunën se burri i saj u godit me një çekiç nga një sulmues në shtëpinë e çiftit në San Francisko, të premten.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci