Këngëtari i njohur shqiptar, Bruno sot feston ditëlindjen e tij të 30-të.
Bruno ka organizuar një festë me miqtë e tij të zemrës, ku nuk kishte si të mungonte këngëtarja e njohur, Filloreta Raci e njohur ndryshe për publikun si Fifi.

Ajo ishte e pranishme, madje ndau edhe video nga festa, duke na treguar kështu disa copëza nga ditëlindja e Brunos.
Në video duket moment ku kolegu tjetër i tij, Klajdi Haruni i këndon Brunos këngën e ditëlindjes. Muzika, alkooli, nuk munguan për të festuar siç duhet ditëlindjen e tij të 30-të.
Kujtojmë që prej disa vitesh tashmë, Bruno dhe Klajdi kanë formuar një dyshe muzikore mjaft të pëlqyer. Ata kanë korrur suksese me këngët e tyre dhe janë të angazhuar me koncerte gjatë gjithë vitit.
