Deputeti i Parlamentit Evropian, Romeo Franc, ka premtuar se do të angazhohet që Kosova të marr sa më shpejt liberalizmin e vizave.
Në takimin që e ka zhvilluar me anëtarët e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione në Kuvend, ai ka thënë se Kosova duhet të jetë pjesë e Bashkimit Evropian.
“Për mua është shumë e qartë. Kosova duhet të jetë pjesë e BE-së, dhe sa i përket liberalizimit të vizave, ne jemi duke pritur shumë për këtë dhe ai duhet të vije. Unë do të punojë Kosova të marr liberalizmin e vizave”, ka theksuar Franc.
