Mbrëmjen e sotme Arilena pritet të mbajë koncertin e saj në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë.
Ajo në profilin e saj në Instagram ka publikuar gjithë mbështetjen që kamarrë nga miqtë dhe ndjekësit e saj në mesin të cilëve e ka dalluar atë të Dafina Zeqirit.
“Zemrush paç fat sonte. Jep më të mirë në performancë. Do doja të isha aty që të të mbështesja, por kam një shfaqje sot në Gjermani. Shpresoj të shoh diku live. Të dua”, i ka shkruar Dafina Arilenës. Kjo e fundit ka zgjedhur ta ndajë këtë moment, i cili e ka emocionuar.

Disa javë më parë, Dafina dhe Arilena erdhën me bashkëpunimin e tyre të parë, “Thirr policinë”, i cili u kthye menjëherë në hit.
