Rigon “rigoN” Gashi ndodhet në Top 5 lojtarët më të mirë në turneun më të madh në CS:GO, “Major”, që këtë vit po mbahet në Rio De Janerio të Brazilit.
Rigon po udhëheq ekipin kosovar, Bad News Eagles drejt fitorve duke siguruar fazën e radhës me tre fitore nga po aq ndeshje.
Përpos aspektit ekipor, “rigoN” ka shkëlqyer edhe në performancat individuale. Ai është përfshirë në Top 5 lojtarët më të mirë deri tani në “Majorin” e Brazilit.
The TOP 5 HIGHEST Rated Players from #IEM Rio so far:
🇷🇺 #1 @sh1rocsgo | 1.52
🇧🇷 #2 @kscerato | 1.46
🇮🇱 #3 @xertioNNCSGO | 1.41
🇷🇺 #4 @degsterof | 1.41
🇨🇭 #5 @rigoNcs | 1.38 pic.twitter.com/1j9l3uOaVh— BetwayCSGO (@BetwayCSGO) November 2, 2022
Rigon ka marrë vlerësimin 1.38 dhe gjendet në vendin e pestë, duke përfunduar prapa lojtarëve të njohur dhe të mëdhenj si degster, xertioN, kscerato dhe sh1ro.
