Të fundit

Clark, Kouchner dhe të tjerët: tetë diplomatë dëshmojnë pro-Thaçit në Hagë

Tetë diplomatë eminentë ndërkombëtarë, me kërkesë të mbrojtjes së Hashim Thaçit, pritet të japin dëshminë e tyre në procesin gjyqësor ndaj ish-presidentit të Kosovës.

Në gjyqin e Dhomave të Specializuara të Kosovës ndaj ish-presidentit Thaçi janë ftuar të dëshmojnë ish-gjenerali i NATO-s, Wesley Clark, ish-administratori i parë në Kosovë, diplomati francez Bernard Kouchner dhe gjashtë të tjerë.

Në një shkresë dorëzuar pranë Dhomave të Specializuara, mbrojtja e Thaçit i ka bërë të ditur emrat e tetë diplomatëve të ftuar për të dëshmuar në proces.

Përpos Clark dhe Kouchner, tetë emrat e dëshmitarëve të propozuar përfshijnë edhe: Steve Bennett, Jock Covey, Michael Durkee, Daan Everts dhe William Walker.

Steve Bennett është një ish-funksionar i OSBE-së në Kosovë. Ai kishte shërbyer si drejtor i Departamentit për Edukimin dhe Zhvillimin e Policisë nga viti 1999 deri më 2006.

Jock Covey është zëvendësi i parë i Misionit të UNMIK-it në Kosovë nga viti 1999-2001.

Michael Durkee është ish-këshilltar i gjeneralit Wesley Clark në periudhën mes viteve 1998-1999.

Daan Everts është ish-kreu i Misionit të OSBE-së në Tiranë, dhe më pas kreu i Zyrës së OSBE-së në Kosovë më 1999.

Më 29 prill, Zyra e Prokurorit  të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.

Prokuroria po pretendon se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci