Modelja e Only Fans, Courtney Clenney, e akuzuar për vrasjen e të dashurit të saj në muajin prill, e ka ofenduar viktimën gjatë një debati mes tyre.
Audio është regjistruar në mënyrë të fshehtë me celular nga Obumseli, para se të vritej nga Courtney Clenney.
26 vjeçarja aktualisht po përballet me akuza për vrasje të shkallës së dytë pasi goditi me thikë në gjoks Obumsel gjatë një zënke në apartamentin e tyre në Miami.
Avokatët e saj kanë argumentuar se ajo ka vepruar në vetëmbrojtje dhe e kanë portretizuar atë si viktimë të Obumselit.

Në një video në ashensor, Clenney shihet duke goditur 27 vjeçarin sepse ai nuk e njoftoi atë që kishte përshëndetur një të njohur të tyren të përbashkët gjatë një xhiro me biçikletë.
Në përpjekje për të forcuar versionin e tij të marrëdhënies toksike të çiftit, avokati i 26-vjeçares tregoi pamjet e kamerave të policisë të Clenney duke kërkuar nga oficerët një urdhër ndalimi kundër Obumselit vetëm disa ditë para përplasjes së tyre fatale.

“[Ai ishte], e dini, duke më përndjekur,” thotë Clenney, duke shtuar: “Unë dua një urdhër ndalimi kundër Christian Obumselit”.
Në atë pamje shihet gjithashtu një roje sigurie e ndërtesës duke u thënë policëve se ai pa Obumselin të nxitonte drejt Clenney gjatë një zënke.
Por, duke akuzuar Clenney-n për vrasje, prokurorët e Miami kanë argumentuar se provat e mbledhura deri më tani kundërshtojnë pretendimet e saj për vetëmbrojtje.
