Artistja e njohur shqiptare Linda Halimi vijon të nxjerrë video apo foto nga jeta e saj në palestër.
Këngëtarja, e cila njëherësh është shumë aktive me postime të ndryshme, së fundmi ka ndarë disa fotografi atraktive nga palestra.
Duke qenë shumë e fokusuar në këtë pjesë këngëtarja ka mahnitur ndjekësit me linjat trupore.
E veshur tërësisht në sportive, krijuesja e hiteve duket në formë të mrekullueshme.
Ndryshimi vjen falë ushtrimeve të njëpasnjëshme dhe kujdesit të madh ndaj vetes.

Linda përndryshe vazhdon të jetë mjaft aktive edhe në muzikë, duke publikuar herë pas here projekte muzikore të cilat priten mirë nga publiku.
