Të fundit

Rita Ora dhe motra e saj pozojnë së bashku, duken atraktive

Rita Ora dhe motra e saj Elena u bashkuan për një fotografi mahnitëse në Instagram përpara kthimit të yllit në spektaklin “The Masked Singer”.

Kryesuesja e top-listave britanike, Rita bëri një pozë të guximshme me krahët e kryqëzuar dhe mjekrën lart, ndërsa Elena dhuroi një buzëqeshje verbuese.

Vëllai i tyre i vogël Don mungonte në fotografi, por ngjashmëria gjenetike ishte e lehtë për t’u dalluar te Rita, 31 vjeçe, dhe Elena, 33 vjeçe, shkruan The Sun.

Elena kishte veshur një bluzë të zezë të prerë të kombinuar me një mini-fund xhins, ndërsa Rita kishte veshur një bluzë të kaltër dhe një palë pantallona.

Ato u ribashkuan në Londër përpara kthimit të Ritës në televizion të dielën në edicionin special të spektaklit “The Masked Singer”, të titulluar “I’m A Celebrity”.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci