Ministria e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë (MINT), ka publikuar çmimoren e derivateve edhe për sot.
Sipas njoftimit të tyre në Facebook, thuhet se çmimi maksimal i lejuar për naftën sot është 1.71 euro për litër, dhe 1.46 euro për litër të benzinës.
Litra e gazit aktualisht kushton 0.72 euro.
MINT njofton se këto çmime hyjnë në fuqi sot në ora 10:00 dhe janë valide 24 orët e ardhshme.
