Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit pre një muaji kundër të pandehurve Sh.L., G.S., E.Sh., M.L. dhe B.R, për shkak se të njëjtit dyshohet se ka kryer veprat penale të kryer në bashkëkryerje në vazhdim |vjedhje pylli” dhe “shkretërimi i pyjeve”, raporton Paparaci.
Sipas njoftimit të Gjykatës, gjyqtari i procedurës paraprake ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se të pandehurit me dashje në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi kanë prerë drunj në Parkun Kombëtar “Sharri”.
“Parku si i tillë është i mbrojtur me ligj me numër 04/L-087 për Parkun Kombëtar të Sharrit, duke shkaktuar kështu dëme të mëdha materiale me interes të përgjithshëm, ashtu që kanë prerë drunj të llojeve të ndryshme, të cilat pastaj i kanë bart me mjete transportuese të përgatitura enkas, dhe si pasojë të dëmtuarës Drejtorisë për Administrimin e Parkut Kombëtar “Sharri’, i kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale”, shkruhet në njoftim./Paparaci.com
https://paparaci.com/2021/11/19/kerkohet-paraburgim-ndaj-5-personave-per-vjedhje-te-pyllit/
