Të fundit

Elon Musk rigoroz në punë, punëtorët e Twitter flenë në dysheme

Pronari i ri i Twitter ka shkarkuar të gjithë bordin dhe punonjësit po punojnë shumë më gjatë se më parë.

Inxhinieri Elon Musk (51) së fundmi është bërë pronar i rrjetit social Twitter dhe punonjësit e tij nuk janë shumë të lumtur.

Një foto e drejtoreshës së menaxhimit të produkteve të kompanisë, Esther Crawford, duke fjetur në dysheme e mbështjellë me një thes gjumi dhe e veshur me një maskë për sy, u bë virale në Twitter.

Fotoja u shpërnda nga punonjësi i Tëitter Evan Jones i cili shkroi:

“Kur të duhet diçka nga shefi yt në Twitter”

Estera e cila ka shpërndarë foton në profilin e saj ka folur për gjithçka.

“Kur ekipi juaj punon 24 orë në ditë për të përmbushur afatet, ndonjëherë ju zë gjumi gjatë punës” – ka shkruar ajo në përshkrim.

“Që kur Musk u bë pronar, punonjësit po punojnë shumë më shumë se më parë dhe presioni po rritet. Megjithatë, Esther ka folur tashmë në mediat sociale për pronarin e ri dhe tha se është shumë krenare për përpjekjet e Tëitter për të ndërruar shpejt marshin dhe për të sjellë në jetë vizionin”.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci